AlbanianSport.com 11.09.2016 13:30
ASNN – Nuk arrin të rikuperohet Andrea Janone. Abrucezi i “Dukati”-t, protagonist i një rënie të rrezikshme gjatë provave të lira të premten, që i ka shkaktuar një plagosje në vertebrën e treta torakale, nuk e ka marrë “dritën jeshile” nga ana e mjekëve për të garuar sot.
“S’ka asgjë dramatike, – shpjegon Eraldo Berardi, drejtori i qendrës mjekësore, -mendonim që mund të garonte, por problemi në këtë rast është shkaktimi i një traume të re që mund të sillte shqetësime më të rënda për karrierën e tij”. Janone nuk e ka pritur mirë këtë vendim.
“Diskutimet mes mjekëve janë jo korrekte krahasuar me të premten dhe kjo më shkakton bezdi”, – ka thënë ai. Ndërkohë, Horhe Lorenco, piloti i “Jamaha”-s, është fituesi i provave të Moto GP-së në Misano, atje ku sot do të zhvillohet Çmimi i Madh i San Marinos.
Madje ka regjistruar dhe një kohë rekord për këtë pistë. I dyti Valentino Rosi, i cili në xhirot e fundit ka rrezikuar një fillim me probleme. Maverik Vinjales ka plotësuar rreshtin e parë. Kronometri i katërt i ka takuar Markezit, që ka qenë përpara surprizuesit Pirro, i cili ka zëvendësuar të dëmtuarin Janone, dhe Doviciozos.
Radha e nisjes sot në Çmimin e Madh të San Marinos
1) Horge Lorenci (Spanjë) Jamaha 1’31”868
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 1’32”216
3) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki 1’32”381
4) Mark Markez (Spanjë) Honda 1’32”443
5) Mikele Pirro (Itali) Dukati 1’32”672
6) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati 1’32”677