Gjergj Vyshka 11.09.2016 11:40
Gjeorgjia ka shpërthyer në pjesën e katërt dhe e ka fituar ndeshjen me ne me eksperiencë. Tension në stolin kuqezi midis trajnerit Kostantinides dhe kapitenit Shima, ndërhyjnë të tjerët për të mos pasur ndërlikim të situatës. Në fakt ndeshjen Shqipëria e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme falë dhe lojës fantastike të amerikanit Broudus. Kryeson në pjesën e parë 5-0, 7-3, 14-9.
Por, këtu ndalet dhe Gjeorgjia me një epërsi të pjesshme 0-7, merr frenat e lojës në 14-16. Kuqezinjtë nuk e ulin ritmin dhe pjesa e parë i ka miqtë vetëm me një pikë epërsi, 19-20. Ka një gabim teknik për trajnerin e gjeorgjianëve për protesta, sikurse ka më vonë dhe për Pashulian. Pjesa e dytë, edhe pse është luajtur pikë më pikë është fituar nga kuqezinjtë 17-16 dhe në pushim gjithçka është në barazim 37-37.
Gjeorgjia fiton pjesën e tretë 15-20 dhe 51-56. Trepikëshi i Broudus na jep shpresa se edhe mund ta bëjmë përmbysjen e madhe. Del në skenë dhe Vogli, që është i saktë në gjuajtjet e lira, por dhe në gjuajtjet për 3 pikë. Herë Shima e herë Hysenagolli, ky i fundit pas katër personaleve, nuk është më për skuadrën, ndërsa Deda e ka të pamundur për të zëvendësuar qendrën e kuqezinjve.
Dhe nga 61-69 në 64-84 e me një epërsi të pjesshme 3-15 gjeorgjianët kanë dalë fitues në një ndeshje që e meritonin ta humbnin, sepse nuk kishin kurrfarë diference me kuqezinjtë. Por jemi mësuar të dorëzohemi në fund.
Shqipëri – Gjeorgji 64-84
(19-20, 17-16, 15-20, 13-28)
Shqipëria: Taflaj (11), Gjonaj, Hysenagolli (9), Shestani (2), Broudus (26) / Vogli (7), Dusha, Topalli, Shima (9), Deda. Trajner: A. Kostantinides
Gjeorgjia: Dikson (12), Pashulia (20), Tsintzadze (9), Sanikidze (6), Burjanadze (4) / Lezhava (2), Boisa, Shermadini (15), Sanadze (4), Shengelia (12). Trajner: I. Zuros
Gjyqtarë: A.Konde (Spanjë), M.Spendl (Slloveni), P.Koelho (Portugali)