AlbanianSport.com 11.09.2016 07:05
ASNN – Elbasani është mundur nga Shkumbini 0-1 në miqësoren e zhvilluar dje në fushën e vet. Ka mjaftuar një gol i Nexhës për t’i dhënë fitoren skuadrës së Branicës, edhe pse bëhej fjalë thjesht për një test miqësor. Me verdheblutë ditën e djeshme ka luajtur një pjesë loje edhe mesfushori Enkel Alikaj, i cili mund të konsiderohet edhe si një nga afrimet më të fundit në këtë kamp.
Deri në mbylljen e merkatos elbasanasit do të mundohen të kompletojnë më tej grupin. Në fakt, derbi do të niste i qetë për të dyja kampet, pasi lojtarët më shumë ruhen nga ndonjë dëmtim sesa mendojnë për të marrë inkursione në portën kundërshtare. Luhet më shumë në mesin e fushës, me një qarkullim të dendur nga të dyja ekipet. Pjesa e parë mund të thuhet se ishte shumë e vakët dhe nuk ka asnjë rast për t’u shënuar.
E dyta është ndryshe, pasi ekipet hapen shumë dhe krijojnë raste shënimi. Për verdheblutë është Toçi me Lutën që kanë mundësi shënimi, por që, një herë shtylla dhe një herë fati, u mohojnë golin elbasanasve. Do të jenë peqinasit ata që do të shënojnë me anë të Nexhës, ku pas një kalibrimi nga rreth 25 metra e dërgon sferën në rrjetë dhe 0-1.
ELBASANI – SHKUMBINI 0-1
Shënues: Nexha 63’
ELBASANI: Papri, Salla, Bërdufi, Gjorga, Ballkoçi, Stojku, Gica, Panganika, Vllahi, Tafani, Fortunado. U aktivizuan: Kotorri, Peqini, Dosti, Duka, Kaçuli, Alikaj, Toçi, Kasa, Sulejmani, Luta, Agastra. Trajner: M. Dosti
SHKUMBINI: Ajazi, Xhyra, Turhani, Ramazani, Meta, Isaji, Lluca, Nexha, Ballhysa, Kafazi, Mustafaji. Trajner: S. Branica
GJYQTARË: A. Zdrava, E. Bodeci, E. Sinanaj (Elbasan)