AlbanianSport.com 10.09.2016 17:05
ASNN – Ballshiotët dje kanë bërë zyrtarisht të vetin edhe Arbër Monen, i cili kishtë rënë dakord parimisht para 10 ditëve, madje është edhe pjesë e listave të federimit me Bylisin.
Dje Mone është zyrtarizuar si afrimi i radhës i mallakastriotëve, të cilët me këtë lojtar dhe Hyshmerin kanë blinduar krahun e majtë të mesfushës. Ndërkohë, miqësorja mes Bylisit dhe Kamzës e planifikua për t’u zhvilluar sot në Ballsh nuk do të luhet.
Kamzalinjtë kanë menduar që të zhvillojnë një tjetër test, ndërsa ballshiotët kanë ndryshuar program.