AlbanianSport.com 02.11.2014 13:05
ASNN – Besëlidhja jo vetëm që ka fituar, por dhe ka qenë bindëse në lojën e saj ndaj Kastriotit. Që në minutën e 10-të, Malo i vetëm përballë portierit Selaci duhet të kishte shënuar, por gabon.
Megjithatë, në të 25-n minutë, Besëlidhja ka kaluar në epërsi nëpërmjet golit të Allamanit, ndërsa në të 36-n, Marashi ka pasur të gjitha mundësitë për të shënuar golin e dytë, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë dhe në fundin e pjesës së parë Jakupi.
Por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në minutën e 60-të, atëherë kur Dibra ka shënuar golin e dytë dhe në fundin e lojës ka shënuar dhe Malo, që ka fiksuar rezultatin përfundimtar 3-0.
Kjo fitore e djeshme me krutanët është një tjetër hap i sigurt i Besëlidhjes drejt Kategorisë Superiore.
Besëlidhja – Kastrioti 3-0
Shënues: Allamani 25’, Dibra 60’, Malo 87’
Besëlidhja: Rexhepi, Baci, Jakupi, Dibra, Gjokeja, Marashi, Allamani (Puka 80’), Hoxha, Xhorxheviç (Meha 68’), Lini (Bega54’), Malo. Trajner: S. Bardhi
Kastrioti: Selaci, Caca, Hoxha, Ndoni, Kule, Stafa, Rroshi (Rustami 75’), Bytyçi (Shkreta 70’), Pengili, Guri, Bakiu (Lamaj 63’). Trajner: Sh. Rustami
Gjyqtarë: E. Dyrmishi, G. Qirici, N. Bregasi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Jakupi / Hoxha, Kule, Bakiu, Rustami