AlbanianSport.com 09.09.2016 19:50
ASNN – Turbina ndeshjet si skuadër pritëse do t’i luajë në Peqin,sepse fusha e stadiumit “Nexhip Trungu” nuk është ende gati. Tapeti që erdhi nga ish-Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” i kryeqyteti nuk ishte në gjendje të mirë që në fillimi.
Megjithatë drejtuesit e klubit të verdhë e vendosën, por përsëri tapeti nuk e mori veten, edhe pse përkujdesja ka qenë maksimale nga punëtorët e fushës. Kështu që aktualisht fusha e Cërrikut po mirëmbahet dhe me shumë gjasa do të jetë gati për dy muaj.
Dhe për këtë arsye krerët e Turbinës kanë menduar që këto muaj ndeshjet do t’i bëjnë në Peqin. Sekretari i klubit cërrikas, Engjëll Belshi, ka firmosur një kontratë me homologun e klubit të Shkumbinit, Astrit Isaj.
Pra Turbina, takimet e para që do t’i ketë brenda, do të luajë në fushën e stadiumit të Peqinit.