Gjergj Vyshka 09.09.2016 17:05
Gjërat nuk kanë ecur mirë as për femra, të cilat janë mundur nga Argjentina 1-3. Janë vetëm dy barazime të Rozana Gjergjit në tavolinën e dytë dhe Bruna Tuzit në tavolinën e katërt, por janë mundur Eglantina Shabanaj nga mjeshtra ndërkombëtare Karolina Lujan, si dhe Alda Shabanaj nga Ajelen Martinez.
Për t’u evidentuar, Argjentina kishte 4 mjeshtre ndërkombëtare, 3 prej të cilave për femra. Kanë mbetur në kuotën e 6 pikëve dhe, për momentin, Shqipëria ndodhet në vendin e 67-të midis 140 pjesëmarrësve. Kombëtarja e femrave ka 12 pikë tavolinë, që janë të ndara si vijon.
Eglantina Shabanaj 3.5 pikë në 6 ndeshje, Rozana Gjergji 3 pikë në 6 ndeshje, Alda Shabanaj, 2 pikë në 5 ndeshje, Bruna Tuzi, 2 pikë në 4 ndeshje dhe Suzana Kërçiku, 1.5 pikë në 3 ndeshje. Sot femrat do të jenë përballë Danimarkës.
Olimpiada Botërore e Shahut
Rezultatet teknike të turit të 6-të:
Femra
Shqipëri – Argjentinë 1-3
Eglantina Shabanaj – Karolina Lujan (MN) 0-1
Rozana Gjergji – Marisa Zuriel (F/MN) 0.5-0.5
Alda Shabanaj – Ajelen Martinez (F/MN) 0-1
Bruna Tuzi – Denise Karraro (F/MN) 0.5-0.5