Shah / Olimpiada kthehet pas pushimit, vetëm me një barazim tek meshkujt

Share Button

shah-olimpiada-azerbajxhan-2016-salla

Gjergj Vyshka 09.09.2016 11:35

Është rikthyer Olimpiada e 42-të Botërore e Shahut pas pushimit, por turi i gjashtë e ka detyruar Shqipërinë e meshkujve dhe të femrave që të mjaftohet vetëm me barazimin e djemve ndaj Mozambikut. Një rezultat jo fort normal për lojtarët cilësorë që kemi në këtë përfaqësuese, ndërsa është rikthyer në tavolinën e parë Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar, Erald Dervishi, i cili në fakt e ka fituar ndeshjen e tij me Mjeshtrin e FIDE-s, Alise Mateus Felizardo Viageiro.

Dhe atëherë kur pritej që të kishim fitoren e tretë për tanët ka ardhur papritmas barazimi i shahistit më të mirë të përfaqësueses sonë Dritan Mehmeti ndaj kandidat mjeshtrit Kalikoka Vilton Inacio. Sikurse është i habitshëm barazimi i Llambi Paskut, apo dhe humbja e Franc Ashikut ndaj një tjetër kandidat mjeshtri si Paiva Donaldo. Parë kështu një tjetër ndeshje jo e mirë e kombëtares së meshkujve të Shqipërisë, që vazhdon të jetë e turbullt ndërsa është mundur nga Bangladeshi 0.5-3.5 dhe nga Australia 1-3.

Dhe tani s’është në gjendje të mundë as Mozambikun. Në kuotën e 5 pikëve, Shqipëria e meshkujve është në vendin e 107-të mes 150 pjesëmarrësve, ndërsa në pikë tavoline numëron 11, të cilat vijnë: Erald Dervishi 2.5 pikë në 5 ndeshje, Dritan Mehmeti 4 pikë në 6 ndeshje, Llambi Pasku 1 pikë në 4 ndeshje, Ilir Seitaj 2 pikë në 4 ndeshje dhe Franc Ashiku 1.5 pikë në 5 ndeshje. Sot kuqezinjtë e shahut për meshkuj do të jenë përballë Bahamasit.

 

Olimpiada Botërore e Shahut

 

Rezultatet teknike të turit të 6-të:

 

Meshkuj

 

Mozambik – Shqipëri                                                                      2-2

 

Alise Mateus Felizardo Viageiro (FM) – Erald Dervishi                        0-1

Kalikoka Vilton Inacio (KM) – Dritan Mehmeti                            0.5-0.5

Shunguane Ilidio Alberto – Llambi Pasku                                  0.5-0.5

Paiva Donaldo (KM) – Franc Ashiku                                           1-0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh