AlbanianSport.com 09.09.2016 10:40
ASNN – Librazhdasit janë duke vazhduar punën e tyre të stërvitjes me dy seanca në ditë. Kapiteni dhe sulmuesi kryesor i Sopotit, Mirel Çota, është shprehur optimist për skuadrën e tij.
“Jemi duke u stërvitur intensivisht dhe pa ndërprerje, – ka thënë ai. – E gjithçka deri më tani është duke shkuar si mos më mirë. Ekipi është përforcuar shumë në merkaton e verës dhe po presim blerjet e fundit këto ditë.”
“Jemi pak prapa me stërvitjen, por po e marrim veten dhe po shfrytëzojmë shtyrjen e kampionatit, – ka vijuar sulmuesi. – Sopoti nuk do ta diskutojë më qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe do të renditet në skuadrat më të mira të saj.”
“Shpresojë që dhe këtë sezon të ri të shënoj sa më shumë gola”, – ka përfunduar futbollisti i Sopotit të Librazhdit, Mirel Çota.