AlbanianSport.com 08.09.2016 15:25
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka nisur të mërkurën me 4 ndeshje të luajtura dhe kampionia në fuqi, Skënderbeu, ka mundur 2-1 Flamurtarin.
Korçarët kanë siguruar kështu fitoren e parë, falë një 11-metërshi të dhënë në favor të tyre në minutat e fundit të takimit. Ka qenë Salihi që ka shënuar nga pika e bardhë duke u dhënë fitoren dhe tri pikët e para kampionëve në fuqi.
Edhe Partizani merr 3 pikët e para teksa ka mundur Luftëtarin 1-0. Dy ndeshjet e tjera, të luajtura dje, Korabi-Laçi dhe Teuta-Tirana, janë mbyllur në barazim, pa gola në shifrat 0-0.
Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë sot drejtpërdrejt për të gjithë teleshikuesit, emocionet e ndeshjes së fundit të javës së parë, Vllaznia-Kukësi, e cila nis në orën 19:00 në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.