AlbanianSport.com 07.09.2016 19:35
ASNN – Plotësohet stafi drejtues, rikthehet në ekip Adrian Balla, që së bashku me trajnerin Maringlen Kule do të përbëjnë drejtimin e ekipit drejt rikthimit në Kategorinë Superiore. Bylisi është kthyer në një kantier ndërtimi dhe kohët e fundit ka qenë mjaft aktiv në merkato.
Mallakastriotët kanë ruajtur thuajse 80% të kontingjentit të Superligës. Në Ballsh, në orët e fundit të merkatos, ka firmosur edhe një tjetër lojtarë, që ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore me disa skuadra ku bien në sy Apolonia dhe Tërbuni. Madje me pukjanët ka qenë edhe kapiten skuadre për gati dy sezone.
Mone është një përforcim me vlera, aq më tepër që ka edhe një eksperiencë të konsiderueshëm. Me Monen, Bylisi ka konsoliduar linjën e majtë në mbrojtje dhe në mesfushë Ndërkohë, Adrian Balla rikthehet në Ballsh sërish. Dy vite më parë, ai ishte pjesë e stafit ballshiot.
Bashkë me Kulen, Balla do të përbëjnë stafin e mallakastriotëve në sezonin e ri, ku kjo skuadër do të synojnë elitën. Bylisi është një nga ekipet më të konsoliduara dhe tashmë duket gati. Madje, edhe në miqësoret e zhvilluara, ekipi i Kules ka bërë paraqitje mjaft të mirë.
Në ditët në vijim pritet që skuadra të zhvillojë të tjera takime miqësore me skuadra të së Parës.