Basketboll / Konstandinides: Sllovakia, objektivi ynë real, ja çfarë pres!

Share Button

basketboll-kombetarja-2016-kostandinides-flet-sllovaki

AlbanianSport.com 07.09.2016 13:45

ASNN – Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para në kuadër të grupit F të Eliminatoreve të Evropianit të 2017-ës, por, për trajnerin e basketbollit të meshkujve, Antonis Konstandinides, Sllovakia është krejt ndryshe.

Prandaj, për qipriotin, sonte pritet një ndeshje e fortë. Kështu, Shqipëria e basketbollit për meshkuj shkon sonte në ndeshjen e saj të 3-të të vlefshme për Eliminatoret e Evropianit të 2017-ës, atë që do të luajë ndaj Sllovakisë në fushën e kësaj të fundit, duke synuar një rezultat pozitiv.

Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, trajneri Antonis Konstandinides është shprehur optimist për një lojë më agresive nga skuadra e tij dhe ka kërkuar që ajo të zbresë në parket me mendësinë e fituesit.

Ai ka patur vërejtje edhe sa i përket palës pritëse, asaj sllovake, sepse ndeshja është transferuar në një qytet të vogël dhe jo në Bratislavë, siç ishte menduar fillimisht, e për më tepër, kushtet e akomodomit, sidomos ushqimi, kanë lënë për të dëshiruar të martën në mbrëmje.

 

– Tanimë i keni parë dy ndeshjet e para të Kombëtares shqiptare në këto Eliminatore. Çfarë kemi mësuar prej tyre?

– Ato ishin dy ndeshje që, nga niveli i lojës dhe kundërshtarit nuk mund të krahasohen aspak me ndeshjen që do të luajmë të mërkurën, sepse janë dy gjërat krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Pra, nuk mund të bëjmë krahasime midis Gjeorgjisë dhe Malit të Zi, nga njëra anë, dhe Sllovakisë, nga ana tjetër. Për më tepër, Sllovakia ka treguar, ashtu sikundër edhe Shqipëria, një paraqitje me luhatje të shumta në dy ndeshjet e para dhe vjen në sfidën kundër nesh me një kontingjent të ri lojtarësh dhe pa përvojë. Për ne, më e rëndësishme është ajo që do të bëjmë në parket. Ne duhet të jemi në ndjekje të rezultatit, të jemi në epërsi, në barazim, apo në disavantazh të lehtë deri në fund të ndeshjes dhe të përpiqemi që të fitojmë. Që nga fillimi, për ne dhe për ta, synimi kryesor ishte që të fitojmë përballjet me njëri-tjetrin. Dhe besoj që do të kemi një ndeshje shumë interesante të mërkurën, të fortë dhe të vështirë për të dyja skuadrat. Unë uroj që Gerti Shima të jetë 100 % në formë fizike për këtë ndeshje, sepse ka patur një problem me një dëmtim. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, për më tepër që nuk kemi me vete as (Algert) Gjonajn me vete. Faktikisht, duhet ta nisim ndeshjen me Sllovakinë aty ku e lamë me Malin e Zi. Nga statistikat që pashë, ne e fituam gjysmën e dytë ndaj malazezëve, çka është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i lejojmë vetes të bëjmë të njëjtët gabime, sidomos në mbrojtje, që bëmë në Gjeorgji, apo edhe në Tiranë me Malin e Zi, nëse duam të na ndihmojë fati.

 

– Sot keni patur një udhëtim mjaft të gjatë dhe nuk jeni aspak i lumtur për këtë…

– Po, s’jam fare i lumtur, sepse kështu ndodhi në Gjeorgji, kështu ndodhi edhe këtu në Sllovaki, dhe kjo është një situatë të cilën ne duhet ta trajtojmë me shumë kujdes verën e ardhshme. Sepse orari i udhëtimit në Gjeorgji nuk na dha mundësi të stërviteshim dy ditë para ndeshjes, ndërsa këtu vetëm një ditë para ndeshjes. Siç mund ta kuptoni, kjo s’është mënyra e duhur për t’u përgatitur për një ndeshje. Me pak fjalë, kjo është diçka që duhet ta diskutojmë me Federatën (Shqiptare të Basketbollit) dhe tani nuk është koha e përshtatshme për ta bërë këtë. Ne do të përpiqemi të përqendrohemi sa më tepër tek ndeshja e së mërkurës. E di që jemi shumë të lodhur, por në ato 40 minuta duhet të luftojmë mjaft. Të mërkurën, ajo që unë besoj se do ta bëjnë, që kërkojnë nga lojtarët e mi, është që të tregojnë një tjetër mendësi, mendësinë e një skuadre që përpiqet ta fitojë ndeshjen dhe, në fund të saj, të shohim çdo të ndodhë. Mund ta pranoja edhe që ta humbja ngushtësisht ndeshjen e parë këtu në Sllovaki, por që në ndeshjen e kthimit në Tiranë, ta fitojmë atë. Synimi ynë kryesor të mërkurën është që ta nisim mirë ndeshjen, sepse kemi patur me të vërtetë probleme sesi i kemi nisur ndeshjet e deritanishme dhe duhet ta gjejmë një mënyrë, edhe sikur ta vjedhim këtë ndeshje në Sllovaki.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh