AlbanianSport.com 22.08.2016 14:25
Mo Farah është i pathyeshëm. Kampion i dyfishtë në 10.000 metra, britanik realizon të njëjtin shpërthim dhe 5000 metra dhe është imponuar të shtunën në finale duke zënë vendin e parë me kohën 13’03”30. Ai ka qenë përpara amerikanit Pol Kipkemoi Shelimo, i cili ishte mbrapa britaniku +0”60, si dhe përpara etiopianit Hagos Gebrhivet (+1”05).
“Nuk kam hyrë nga brenda. Nuk kishte dyshime që unë isha i bllokuar, – ka thënë Farah pas garës. – Të marrë dy medalje të arta në Olimpiada është ëndrra e çdo atleti, unë nuk besoja. Jam larg nga familja ime, fitorja shkon për ta. Tani dua vetëm të shkoj në shtëpi, të shikoj fëmijët e mi të mi bukur dhe t’u tregoj atyre medaljet e mia”. Ndërkohë Pol Shelimo është rrëzuar pas finales.
Ashtu sikurse ka ndodhur me kanadezin Mohamed Ahmed, që ishte i katërti, dhe etiopianin Muktar Edris i pesti. Veterani Bernard Lagat, 41 vjeç, i gjashti në garë është rikthyer në podium duke zënë vendin e tretë. Gjithçka ka ndodhur pas denoncimit, ndërsa Shelimo dhe Ahmed janë vërtetuar me kohë për parregullsiutë e tyre. Amerikani kalon në plan të dytë duke e shtyrë bashkatdhetarin e tij jashtë podiumit.
5,000 metra – Meshkuj
1) Mohamed Farah (Britani e Madhe) 13’03”30
2) Hagos Gebrhivet (Etiopi) 13’04”35
3) Bernard Lagat (SHBA) 13’06”78