Gjergj Vyshka 22.08.2016 11:10
Tierri Omejer, Majkëll Guigu, Nikola Karabatiç, Luk Abalo dhe Daniel Narçize nuk kanë nuk mundur të marrin një kurorë të tretë olimpike pas medaljeve të arta në Pekin dhe Londër.
E kjo për faj të portierit rus Andrei Lavrod dhe shënjestrës së gabuar të francezit Toni Estanzhe. E të dielën, në Rio, Danimarka, një kundërshtar i vështirë vitet e fundit, ka arritur të fitojë 28-26.
Francezët nëpërmjet Valentin Porte shkëputen në 4-2, por danezët, edhe duke pasur një lojtar si Mikel Hansen, kanë përmbysur në 7-9. 14-16 dhe në fund të pjesës së parë shënohet rezultati 19-20 për Danimarkën.
Në pjesën e dytë danezët janë gjithnjë në epërsi 19-21, 25-20, 26-21. Afrohen francezët me Karabatiç në 25-26, 25-28 dhe në fund 26-28 për Danimarkën, që shpallet kështu kampione olimpike në hendbollin e meshkujve.
Rezultatet teknike të hendbollit – Meshkuj
1) Danimarka
2) Franca
3) Gjermania