Gjergj Vyshka 21.08.2016 21:35
Të mundur në gjysmëfinale nga Gjermania, 2-0, Nigeria ka luajturndeshjen për vendin e 3-4 në turneun e futbollit olimpik në Belo Horizonte të shtunën. Nigerianët kanë mundur Hondurasin, 3-2, ndërsa këta ta fundit ishin mundur nga Brazili në gjysmëfinale 0-6.
Sadiq Umar në minutën e 34-ët dhe në të 56-ën dhe Aminu Umar në të 49-ën kanë shënuar tre gola për shqiponjat. Antoni Lozano në të 71’ dhe Marselo Pereira në të 86’ kanë ngushtuar rezultatin në 3-2 duke e mbajtur në ankth këtë ndeshje deri në fund. Por Nigeria është medalje e bronztë.
Rezultatet teknike të futbollit
1) Brazili
2) Gjermania
3) Nigeria