Gjergj Vyshka 20.08.2016 16:10
Për faqen zyrtare të Internetit të Federatës së Basketbollit të Qipros në përfundim të miqësores me Shqipërinë ka folur ndihmëstrajneri i përfaqësueses, Nikos Lambru, i cili është përqendruar jo vetëm tek fitorja me kuqezinjtë, por dhe për përgatitjet që është duke bërë kjo skuadër për Eliminatoret e Evropianit. “Ishte miqësorja jonë e tretë që kemi zhvilluar deri më tonë”, – ka thënë ai.
“Objektivi jonë është të jemi të gatshëm për ndeshjet zyrtare, – ka vijuar qiprioti. – Pikët në miqësore janë gjëja e fundit e rëndësishme për ne. Kuadri komplet i skuadrës sonë ka treguar deri më tani që jemi në një formë të mirë. Është shumë e rëndësishme që të ketë një atmosferë të mirë brenda skuadrës dhe në dhomat e zhveshjes dhe kjo është shumë e rëndësishme për funksionimin e një ekipi përfaqësues.”
“Grupet e kombëtares operojnë në një mënyrë ndryshe nga klubet, – ka thënë Lambru. – E që nga momenti që lojtarët pranojnë të sakrifikojnë verën e pushimet e tyre duhet të pranojnë rolet e ndryshme në krahasim me ato që kanë në klubet e tyre. Është shumë pozitive që kemi një humor të mirë dhe energji dhe lojtarët tanë janë të gatshëm për të bërë gjithçka.”
“Mbeten akoma dhe katër miqësore deri në ndeshjet tona zyrtare. Objektivi jonë është të luajmë në mënyrë të mirë. Sigurisht që skuadrat që do të kemi përballë në kualifikuese nuk janë të lehta. Kemi nisur t’i analizojmë, ndërsa na mbesin dhe dhjetë ditë për të qenë në një nivel të pranueshëm”, – ka përfunduar ndihmëstrajneri i përfaqësueses, Nikos Lambru.