AlbanianSport.com 20.08.2016 11:35
ASNN – Shumë spektakolare 50 kilometra ecje sportive për meshkuj që ka rezervuar pamje shumë të bukura të premten në Rio. Një garë që është zhvilluar e gjitha në diell është fituar nga sllovaku Matej Toth, i cili ka qenë përpara australianit Xhared Talent dhe japonezit Hiroki Arai. Por një problem më vete ka qenë garimi për francezin Johan Diniz.
Francezi, që e ka nisur garën në mënyrë spektakolare, teksa ka qenë dy minuta përpara kundërshtarëve në gjysmën e garës ka rënë viktimë e një problemi në stomak. Dhe përtej problemeve Diniz ka këmbëngulur për ta çuar deri në fund garën, që ishte dhe pjesëmarrja e tij e tretë në Rio. Dhe atleti 38-vjeçar, pas skualifikimit të japonezit Arai, ka qenë në vendin e 7-të me 5 minuta e 45 sekonda nga fituesi.
Dhe pasi ka kaluar vijën e finishit menjëherë francezi është oksigjenuar e më pas është vendosur në një tendë për t’u rikuperuar. Por është keqësuar, ndaj dhe është transportuar në një klinikë për rehabilitim. Medalja e bronztë i është hequr japonezit Arai dhe i ka kaluar kanadezit Evan Dunfi.
50 kilometra ecje sportive – Meshkuj
1) Matej Tot (Sllovakia) 3h40’58”
2) Xhared Tailent (Australi) 3h41’16”
3) Evan Dunfi (Kanada) 3h41’38”