AlbanianSport.com 19.08.2016 15:50
ASNN – Tanimë është thyer klisheja e mundjes si një sport burrash, pasi femrat po tregojnë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” se mund të dhurojnë spektakël në tapet edhe në këtë sport.
Kështu ka ndodhur me mundësen japoneze, Kauai, e cila e ka fituar bindshëm duelin e saj për medaljen e artë ndaj bjelloruses Mamashuk. Por, më i veçantë sesa triumfi i saj, ka qenë mënyra e festimit nga ana e mundëses pas fitores.
Menjëherë ajo ka shkuar të festojnë me trajnerin e saj, duke i bërë atij edhe një surprizë sportive, pasi e ka hedhur “tuç” jo një, por dy herë. Mënyra e festimit e ka elektrizuar sallën ku po mbahen garat e mundjes për femra.
Ndërsa japonezja ka vijuar ta shlyejë “gabimin” e saj ndaj trajnerit. Ajo e ka ngritur atë lart mbi supet e saj, duke e shëtitur rreth e rrotull tapetit me flamurin japonez të shpalosur.
Kështu, Kauai Risako i ka dhënë Japonisë medaljen e radhës të artë në Rio, ndërsa në mundje 63 kg për femra ka dalë fituese, teksa në finale ka mundur 6-0 bjellorusen Marija Mamashuk.
Medaljet e bronzta kanë shkuar për polaken Monika Eva Miçalik, që ka fituar 6-3 me rusen Ina Trazhukova, dhe për kazaken Jekaterina Larionova, që ka fituar 4-3 me amerikanen Elena Sergei Pirozhokova
Rezultatet teknike të mundjes për femra pesha 63 kg
1) Kauai Risako (Japoni)
2) Marija Mamashuk (Bjellorusi)
3) Moniva Eva Miçalik (Poloni)
3) Jekaterina Larionova (Kazakistan)