AlbanianSport.com 01.11.2014 12:30
ASNN – Edhe niveli më i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur gjithashtu dje ndeshjen e parë të javës së saj të dytë dhe Teuta ka marrin fitoren e dytë të sezonit, duke triumfuar me 9 pikë epërsi, 76-67, ndaj Studenti.
Dy skuadrat i kishin fituar ndeshjet e javës së parë dhe kjo fitore e djeshme i ka ngjitur durrsakët në krye të renditjes, me 4 pikë, duke i lënë kryeqytetasit në vendin e dytë. Takimi i dytë i javës së dytë të Kategorisë së Parë luhet sot dhe, në Korçë, Skënderbeu pret Elbasanin, në duelin e skuadrave që kërkojnë fitoren e parë të sezonit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e dytë
(31 tetor-1 nëntor 2014)
Teuta – Studenti 76-67
Skënderbeu – Elbasani (sot)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 2 2 0 155-114 4
- Studenti 2 1 1 132-127 3
- Skënderbeu 1 0 1 51-65 1
- Elbasani 1 0 1 47-79 1