Gjergj Vyshka 16.08.2016 20:45
Taulant Stërmasi është i pari që hedh idenë që duhet filluar që tani të mendohet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. “Diskutohet për medalje dhe me vjen të qesh e të qaj njëkohësisht”, – thotë trajneri i Luiza Gegës.
Ne shkojmë me një delegacion prej gjashtë vetash në total, dy me norme dhe të tjerët me ftesë dhe po ne duam medalje, – vijoi ai. – Delegacione me 40 sportistë nuk kanë arritur tek medaljet.”
“Duhet të fillohet të investohet për një delegacion më të madh sportiv në Lojërat Olimpike që tani, sepse vetëm kështu do të kemi mundësinë të rrisim nivelin dhe njëkohësisht dhe cilësinë e lartë në Olimpiadën që do të vijnë”, – ka përfunduar Stërmasi, duke folur nga Rio.