Gjergj Vyshka 16.08.2016 13:25
Flet trajneri i Luiza Gegës, nënkampiones së Evropës: “Vetëm kur të kem diagnozën e qartë dhe të sigurohem për të do të bëjë një projekt ndaj Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Atletikës. Deri më tani i kam njoftuar se çfarë po bëj me vizitat mjekësore çdo ditë me atleten.”
“Kam vënë në dijeni shefin e delegacionit olimpik shqiptar, i cili është shefi i misioni i Komitetit Olimpik, por njëkohësisht dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, – ka vijuar ai. – Pas daljes së diagnozës së qartë do të shohim se çfarë fizioterapie do të bëjë dhe ku do të kryhet riaftësimi.”
Sipas trajnerit të atletes, mundësitë janë për t’u bërë dhe pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve në Tiranë. “Siç thashë duhet të shohim se çfarë ka atletja përfundimisht dhe më pas se çfarë aparaturash do të duhen për riaftësimin e saj”, – përsëriti trajneri Stërmasi.
“Nëse nuk do t’i ketë Agjencia këto aparatura do t’i drejtohemi privatit ose do të shkojmë jashtë”, – saktëson trajneri, i cili bën të qartë se kërkesat e tij do të jenë në drejtim të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Atletikës vetëm në momentin e daljes së 100 % të diagnozës.