AlbanianSport.com 16.08.2016 12:30
ASNN – Andi Mërrej bën “bis”. Ashtu si në “Londër 2012”, britaniku ka marrë të artën edhe në “Rio 2016”.
Në finale ka fituar ndaj argjentinasit Del Potro (Xhokoviçi dhe Nadali kanë qenë viktimat e këtij të fundit), me shifrat 3-1 (7-5, 4-6, 6-2, 7-5).
Medalja e bronztë ka shkuar për japonezin Nishikori, që ka triumfuar 2-1 (6-2, 6-7, 6-3) në duelin për vendin e 3-të dhe të 4-ët.
Rezultatet teknike të tenisit meshkuj
1) Andi Mërrej (Britani e Madhe)
2) Huan Martin del Potro (Argjentinë)
3) Kei Nishikori (Japoni)