Gjergj Vyshka 16.08.2016 11:35
Ka përfunduar mbrëmë Divizioni B i Kampionatit Evropian të Nën-16-vjeçareve për vajza, ndërsa ndërkombëtari Gentian Cici e ka mbyllur me 8 ndeshje.
Dje, ai ka qenë gjyqtar i parë në finalen për vendin e 5-të dhe të 6-të, Irlandë-Greqi 50-57 (9-21, 10-10, 16-12, 15-14).
Në këtë ndeshje ka pasur ndihmës ukrainasin Roman Ponomarenko dhe bullgaren Svetllana Stojanova, kurse vëzhgues bjelloruesi Henrik Bekiç.
Kësisoj 15 ndeshje në dy kampionate evropiane moshash e Cici e mbyll në mënyrë perfekte verën e tij.