Gjergj Vyshka 14.08.2016 13:20
“E di që ndoshta dhe shumë prej jush janë zhgënjyer, por më besoni kisha dhimbje shumë të madhe kur kaloja pengesat, sidomos atë të ujit, – ka shkruar nënkampionia shqiptare e Evropës në 3,000 metra me pengesa në një postim në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”. – Aq shumë saqë nuk mbaja dot veten time me këmbën e vrarë dhe fillova të bija me të dyja këmbët. Thjesht luftova vetëm për mos të lënë garën sepse s’e kam lënë kurrë gjer më sot dhe sido që të jem s’ka për të ndodhur kurrë.”
“Sidoqoftë, njerëzit që e kuptojnë sportin e dinë se për çfarë flas, – ka vijuar ajo më tej. -Për fat të keq duhet t’i mbyll këtu garat për këtë vit dhe duhet t’i jap kohë këmbës të rikuperohet sigurisht për t’u kthyer me objektiva tjera. Jam e rrethuar nga njerëz që më mbështesin shumë dhe kjo më bën shumë të lumtur. Ndoshta këtë vit e mbylla vetëm si Nënkampione e Evropës, por veprimtari të tjera më presin. Shumë faleminderit të gjithëve”.
Ky ishte mesazhi i Luiza Gegës në faqen e saj “Facebook”. Një keqardhje për të gjithë ne njerëzit e medies, sepse në një sport të lënguar ishte e vetmja që na bënte krenar dhe na mbante me shpresë se do të mund të marrin diçka dhe ne në Olimpiadë. Kosova na e dha një shembull që në daljen e saj të parë në Lojërat Olimpike, ndërsa ne që vijojmë ta shohim Olimpiadën si turizëm të përjetshëm, ku mendojmë më shumë për pushime se sa për punë, gjithnjë kështu do të vazhdojmë.
Dështim dhe turp e kjo jo për faj të sportistëve…