Gjergj Vyshka 14.08.2016 10:05
Shqipëria e Nën-16-vjeçareve për vajza është bërë “njësh me fundin”, ndërsa e ka përfunduar Kampionatin Evropian të kësaj moshe, Divizioni B, një ditë përpara mbylljes së veprimtarisë.
Në gjysmëfinalen e vendeve 21-23 është mundur nga Qipro, e cila ka fituar pjesën e parë 12-16. Më pas dhe të dytën 5-11 dhe në pushim ka kryesuar 17-27. Për fat, ka mundur të fitojë të 3-tën 18-14, e vetmja ndër pjesët që ka fituar në 7 ndeshje të luajtura.
Dhe është afruar 35-41. Por vetëm kaq, Qipro i vë vulën suksesit me fitoren e pjesës së katërt, të cilën e ka marrë 8-21 dhe krejt ndeshjen 43-62.
Shqipëri – Qipro 43-62
(12-16, 5-11, 18-14, 8-21)
Shqipëria: Rreshpja (12), Harris (7), Kelleci (2), Verri (18), Malesia (4) / Merkaj, Rakipaj, Margilaj, Lugaj, Ahmataj. Trajnere: V. Sako
Qipro: Jorgiu (22), Pilakuta (4), Joanu (8), Kiprianu (5), Kasapi (4) / Konomi, Efstatiu (8), Kristodulu, Sava, Tejlor (3), Kiprianu (3), Themistokleus (5). Trajner: M. Mantsentides
Gjyqtarë: K. Kortes (Spanjë), R. Kaligov (Azerbajxhan), P. Veivers (Luksemburg)