AlbanianSport.com 01.11.2014 07:55
ASNN – Në kampin beratas u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Dinamon dhe kërkojnë të korrin suksesin e radhës në shtëpi. Në këtë sfidë, Tomori do të ketë dy mungesa kryesore të formacionit bazë. Peqinasi Arvist Gjata dhe vlonjate Onils Idrizaj, të cilët janë të ditura si mungesa, por dhe fieraku Enrik Papa mund të bëjnë tre mungesa tek skuadra beratase.
Sepse Papa është dëmtuar në stërvitje, teksa ka pësuar një tërheqje dhe vetëm sot përpara ndeshje do të mund të vendoset nëse do të luajë apo jo. Në stërvitjen e fundit trajneri Memushi ka provuar në sulm dyshen Dervishi – Papa, ku ka shumë mundësi që kjo do të jetë dyshja e sulmit përballë Dinamos. Në Berat të gjithë besojnë te tre pikët e radhës dhe pozicionimin në krye të klasifikimit.
Ndërkohë që formacioni i mundshëm i Tomorit do të jetë me skemën 4-4-2: Vashaku -Ramazani, Bitri, Bishaj, Kuçi – Sharavolli, B. Myzyri, Arbëri, Uzuni – Dervishi, Papa (?)