AlbanianSport.com 13.08.2016 15:15
ASNN – Ka Majkëll Felps, por ka edhe Xhozef Skulling. 21-vjeçari, kampion i Azisë, shtangu amerikanin legjendar dhe i mohoi rekordmenit fitoren e 4-ët radhazi, duke marrë njëkohësisht edhe medaljen e parë të të artë në histori për Singaporin.
Notari i ri e udhëhoqi garën e 100 metrave flutur, duke vendosur njëkohësisht edhe një rekord olimpik me kohën 50 sekonda e 39 të qindtat. Por Felpsi nuk arriti do ta ndiqte singaporianin, duke pranuar humbjen.
Madje, amerikani u detyrua ta ndante medaljen e argjendtë me dy notarë të tjerë, Lazlo Çehun e Hungari dhe afrikanojugorin Çed lë Klos, pasi të 3 arritën në finish me kohën identike, 51 sekonda e 14 të qindtat.