(Video) Rio 2016 / Sot në garë Luiza Gega, atletja guxon përtej dhimbjes

Share Button

Luiza-Gega-uniforma

AlbanianSport.com 13.08.2016 08:50

ASNN – Sportistja e 6-të dhe e fundit e Shqipërisë në Lojërat e 31-ta Olimpike Verore, që po mbahen në Rio, Luiza Gega, do të garojë sot në bateritë kualifikuese të disiplinës së 3,000 metrave me pengesa në atletikë. Por dëmtimi që ka patur në tendinën e Akilit, kanë bërë optimizmi të mos jetë në shkallën maksimale. Sikundër e gjithë Olimpiada e Rios, edhe gara e Luiza Gegës do të sillet sot për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 15:00.

Luiza Gega, shansi i vetëm i Shqipërisë për medalje në Lojërat Olimpike, sot do të garojë në ora 15:05 me orën e Tiranës në gjysmëfinalen e 3,000 metrave me pengesa, por me zemër në dorë. Dëmtimi që ka pasur në tendinin e Akilit, atje ku janë marrë gjatë dy fizioterapistët Sidita Hoxholli dhe Alban Merepeza, e bëjnë situatën shqetësuese, aq sa optimizmi të mos jetë në shkallën maksimale. Megjithatë do të garohet dhe këtë e tha dje dhe vetë Luiza në një status në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

“Gati për nesër, – shkruante atletja, duke vijuar: “Dhe pse ndoshta jo në 100 % të formës time, pasi dëmtimi në tendinë pas Kampionatit Evropian më ka lënë pak mbrapa me stërvitjen speciale të pengesave. Por përsëri do të jem në maksimumin tim. Janë lojërat e para Olimpike për mua dhe dua t’i shijoj në maksimum. Sidoqoftë, sporti për mua nuk mbyllet këtu. Lojërat e ardhshme vijnë më shpejt se ç’i mendojmë dhe unë do të vij me synime shumë më të mëdha.”

“Ndihem shumë me fat që kam një mbështetje shumë të madhe nga njerëzit ku urimet pa fund akoma vazhdojnë të më vijnë. Faleminderit”, – ka përfunduar Gega. Edhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi është shprehur optimist, duke besuar tek aftësitë e sportistes së saj përtej problemeve fizike. Sikundër e gjithë Olimpiada e Rios, edhe gara e Luiza Gegës do të sillet sot për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh