AlbanianSport.com 13.08.2016 07:55
ASNN – Andrea Doviciozo ka qenë më i shpejti në provat e dytë të lira në Çmimin e Madh të Austrisë në Moto GP.
Piloti i Dukatit ka fiksuar kohën 1 minutë, 23 sekonda e 617 të mijëtat, duke parakaluar shokun e skuadrës, Andrea Janonen, si dhe Maverik Vinjalesin, i cili ishte më i miri në provat e mëngjesit të së premtes.
Italiani i “Jamahas”, Valentino Rosi është renditur i katërti, ndërsa rivali i tij, Mark Markez i “Hondës”, i dhjeti.
Gara e Austrisë është gara e 10-të e këtij sezoni të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që, sikundër çdo veprimtari madhore sportive do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Provat zyrtare të Austrisë nisin sot në ora 13:30.