AlbanianSport.com 13.08.2016 03:30
ASNN – Pas dy peshëngritësve, Evangjeli Veli dhe Briken Calja, dhe dy notarëve, Nikolë Merizaj dhe Sidni Hoxha, sot në orët e para të mëngjesit, me orën e Tiranës, ka konkurruar edhe sportisti i 5-të, që është edhe i parafundit, i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Bëhet fjalë për atletin Izmir Smajlaj, i cili është edhe rekordmeni i kërcimit së gjati dhe trehapësh. Gara e Smajlajt është zhvilluar rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Smaljaj ka garuar në grupin A dhe në provën e parë ka kërcyer 7 metra e 72 cm, me erën në favor me shpejtësi 0.2 metra për sekondë.
Në provën e dytë, në kushte ideale ere, ai nuk ka shkuar dot më larg se 7 metra e 6 centimetra, ndërsa në provën e 3-të ka bërë faull. Kjo ka bërë që ai të renditet in 12-ti midis 16 sportistëve në këtë grup, ndërsa në renditjen përfundimtar, me 7 metra e 72 cm, ai është renditur i 21-ti midis 32 konkurrentëve.
Me pak fjalë, ka qenë një paraqitje që ka qenë larg edhe vetë rekordit të tij kombëtar dhe që la shumë për të dëshiruar.