AlbanianSport.com 12.08.2016 19:50
ASNN – Kina vazhdon të dominojë pingpongun botëror, pasi nr. 1i renditjes botërore, Ma Long, e shpagoi veten nga përjashtimi më 2012 nga konkurrimi individual, duke mposhtur bashkëatdhetarin e tij dhe kampionin olimpik në fuqi, Zhang Xhike, dhe duke marrë medaljen e artë në këtë sport.
Ma Long ishte i papërmbajtshëm në fitore e fiksuar në shifrat 14-12, 11-5, 11-4 dhe 11-4, duke i shtuar kështu kurorë olimpike, trofeut të Kampionatit dhe Kupës së Botës dhe 4 titujve të turit botëror. Kina ka fituar tanimë 26 nga 30 medaljet e arta në pingpong, që nga koha kur pingpongu debutoi si sport olimpik më 1988-ën.