Gjergj Vyshka 12.08.2016 18:00
Surprizë kazakistanasi Dmitri Balandin dhe 18-vjeçari australian Kil Çelmërs, një konfirmim për spanjollen Belmonte dhe vetëm një medalje e artë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duket se kanë qenë në një ditë “Jo”. Kështu, noti në Lojërat Olimpike ka konfirmuar se ka dhe mbretër të tjerë.
Dhe duhet vinte dita e 5-të e garave në Rio që të vinin surprizat e para. Në katër finalet e së mërkurës në mbrëmje në kryeqytetin brazilian, që në Shqipëri kanë përkuar me orët e para të mëngjesit, kanë qenë dy surpriza. E para nga kazakistanasi Dmitri Baldin dhe e dyta nga australiani 18-vjeçar Kil Shalmers, që ka fituar në 100 metra stil i lirë.
Një konfirmim për spanjollen Belmonte dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaftuar vetëm me një medalje të artë në stafetën e femrave në një ditë “Jo” për ta në not. E megjithatë ka ende gara në sportin e ujit për të konfirmuar forcën e SHBA-së që në mbyllje të ditës së 5-të të Lojërave Olimpike numëronin 11 medalje ari.
Ashtu sikurse në Londër 2012, amerikanet kanë mundur Australinë për të mbrojtur titullin olimpik në 4 x 200 metra stil i lirë. Shmid, Smith, Dirado dhe mbi të gjitha Ledeki, që ka realizuar në 200 metër të jashtëzakonshëm në fund, kanë fiksuar kohën 7’43”03 duke lënë dukshëm nga pas Nilin, Mekkeonin, Berretin dhe Kukun.
Rezultatet teknike të ditës së 5-të të notit
200 metra bretkosë (Meshkuj)
1) Dmitri Balandin (Kazakistan) 2’07”46
2) Xhosh Prenot (SHBA) 2’07”53
3) Anton Shupkov (Rusi) 2’07”70
200 m flutur (Femra)
1) Mireira Belmonte (Spanjë) 2’04”85
2) Medlin Grovs (Australi) 2’04”88
3) Natsumi Hoshi (Japoni) 2’05”20
100 m stil i lirë (Meshkuj)
1) Kil Çalmërs (Australi) 47”58
2) Pieter Timers (Belgjikë) 47”80
3) Natan Adrian (SHBA) 47”85
4 x 200 m stil i lirë (Femra)
1) SHBA 7’43”03
2) Australi 7’44”87
3) Kanada 7’45”39