AlbanianSport.com 12.08.2016 11:35
ASNN – Medalja e artë olimpike në regbinë me 7 lojtarë ka bërë që Fixhi ta shpallë 22 gushtin festë kombëtare.
Ka siguruar medaljen e parë olimpike në histori dhe natyrshëm, teksa e ka arritur një gjë të tillë, e ka mbajtur një komb të tërë pezull.
Përfaqësuesja e Fixhit në Regbinë me 7 lojtarë triumfoi në finalen e turneut olimpik ndaj Britanisë së Madhe, duke fituar me shifrat 43-7.
Kjo sfidë finale është përcjellë me ankth anembanë vendit, ndërsa, pas triumfit, kryeministri shpalli nisjen e festimeve.
Dhe, sipas tij, nuk do të jenë thjesht festa sporadike, por një festë në shkallë kombëtare, në të 355 ishujt që janë pjesë e vendit të shtrirë në Oqeanin Paqësor.