Gjergj Vyshka 11.08.2016 17:10
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, ka treguar me “e-mail”-et e Federatës Botërore të Notit (FINA) pse Shqipëria ka vetëm dy ftesa dhe pse Sidni Hoxha merr pjesë vetëm në 50 metra stil i lirë. Në fakt ishte thënë që ka arritur normën B si në 50 metra, ashtu dhe në 100 metra stil i lirë.
Por në një “e-mail” të Federatës Botërore të Notit, të datës 29 qershor nga koordinatorja e Lojërave Olimpike për Notin, Pedro Adrega, është sqaruar fakti se ka shumë me normën B të kualifikuar. “Për rrjedhojë, – thuhet në “e-mail”-in e Federatës Botërore të Notit për atë shqiptare, – duke qenë se ka shumë me normën B, atëherë ju përfitoni dy ftesa, një djalë dhe një vajzë.”
“Ju lutem brenda 3 korrikut na dërgoni emrat”, – përfundoi Haxhija. E në të tilla kushte, Haxhija ka pohuar se nuk është faji i KOKSH për moskonkurrimin e Sidni Hoxhës në 100 metra stil i lirë. “Janë rregullat e Federatës Botërore që nuk të lënë të veprosh”, – ka përfunduar Haxhija.