Rio 2016 / SHBA “lë nam” në not, Ledeki, Felps & stafeta, protagonistë

Share Button

Noti-USA-logo

Gjergj Vyshka 11.08.2016 13:30

Ledeki mund suedezen Sjostrom, Hoszu i jep titullin e tretë olimpik Hungarisë, madje duke vendosur dhe rekord të ri olimpik. Sportet e ujit vijojnë të habisin të gjithë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lënë nam në not në ditën e katërt të garave të sporteve të ujit në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Tre medalje ari, aq sa për t’ia kaluar Kinës, e cila në të gdhirë të së mërkurës, teksa kishte fituar në peshëngritje për meshkuj në peshën deri në 69 kg, ishte dy të arta përpara amerikanëve.

Mirëpo kur Kejti Ledeki do të habiste suedezen Sjostrom në 200 metra katërnotim, kur fenomeni i garave të notit Majkëll Felps do të bënte 21 medalje ari në pjesëmarrjet e tij në Lojërat Olimpike dhe kur stafeta 4×200 metra stil i lirë do të ishte për amerikanët, atëherë ka rënë dominimi i Kinës ende pa filuar dita e pestë e garave. Për t’u evidentuar hungarezja Hoszu, e cila i ka dhënë medaljen e tretë të artë Hungarisë. Kjo ishte dita e katërt e notit.

Titulli i dytë olimpik në Rio për Kejti Ledekin. Pas fitores në 400 metra stil i lirë, 19-vjeçarja amerikane ka dominuar dhe finalen e 200 metrave stil i lirë për femra, teksa ka dalë fituese me kohën 1’53”73. Dhe ka qenë përpara suedezes Sarah Sjostrom, e cila ka zënë vendin e dytë me kohën 1’54”08 duke merituar medaljen e argjendtë, dhe përpara australianes Ema Mekkeon, që ka marrë medaljen e bronztë me kohën 1’54”92.

Padroni i medaljeve të arta në not është gjithnjë ai, Majkëll Felps. Me fitoren në 200 metra flutur me kohën 1’53”36, amerikani ka arritur medaljen e 20-të të artë në karrierën e tij të pjesëmarrjeve në Lojërat Olimpike. Me këtë fitore, Majkëll Felps ka hyrë në historinë e shenjtë të Lojërave Olimpike, së bashku me skuadrën e tij, ndërsa sportistë të tjerë në të gjitha pjesëmarrjet e tyre nuk kanë marrë më shumë se nëntë medalje të arta.

Duket se asgjë nuk mund ta ndalë në Rio hungarezen Katinka Hoszu. Notarja 27-vjeçare ka marrë medaljen e tretë të artë të martën, ndërsa fituese në 200 metra katërnotim. Madje ky sukses për të vjen pasi ka dalë fituese në 100 metra shpinë dhe 400 metra katërnotim. Hoszu ka thyer dhe rekordin olimpik në këtë disiplinë me kohën 2’06”58. Pas medaljes së 20-të të artë në karrierën e tij, Felpsi po të martën në mbrëmje në Rio i ka bërë 21 këto medalje.

Majkëll Felps, sportisti me më shumë tituj në historinë e Lojërave Olimpike, ka pasur një rol të rëndësishëm në mbrëmjen e së martës në pishinën e Rios pas finales së 200 metrave flutur. Në stafetën 4×200 metra stil i lirë i ka dhënë medaljen e artë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Notari i fundit pas Konor Dvier, Frensis Has (notari më i mirë i kësaj disiplinë), Rajan Losht ka fiksuar kohën 7’00”66, ndërsa ky ishte titulli i katërt radhazi në këtë distancë.

 

Lojërat e 31-ta Olimpike “Rio 2016”

 

Rezultatet teknike të ditës së katërt të notit

 

200 m stil i lirë (Femra)

1) Katie Ledeski (SHBA)                                         1’53”73

2) Sarah Sjostrom (Suedi)                                      1’54”08

3) Ema Mekkeon (Australi)                                     1’54”92

 

200 m flutur (Meshkuj)

1) Majkëll Felps (SHBA)                                         1’53”36

2) Masato Sakai (Japoni)                                        1’53”40

3) Tamash Kenderasi (Hungari)                           1’53”62

 

200 m katërnotim (Femra)

1) Katie Hoszu (Hungari)                                       2’06”58

2) Sioban Marie O’Konor (Britani e Madhe)        2’06”88

3) Medelin Dirado (SHBA)                                     2’08”79

 

4×200 m stil i lirë (Meshkuj)

1) SHBA                                                                    7’00”86

2) Britania e Madhe                                                 7’03”13

3) Japonia                                                                 7’03”50

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh