Gjergj Vyshka 11.08.2016 11:40
Shefi i delegacionit shqiptar: “Calja është i pesti dhe i dyti në Evropë me 326 kg. Jemi më shumë se sa të kënaqur, ndërsa presim hyrjen në finale të Luiza Gegës dhe një rezultat surprizë nga Izmir Smajlaj.” Gjergj Ruli tashmë i përqendruar dhe tek konkurrimi i Luiza Gegës në 3,000 m me pengesa, apo dhe tek Izmir Smajlaj në kërcim së gjati.
“Ne shpresojmë që së paku Luiza Gega të jetë finaliste, kurse nga Izmir Smajlaj duhet të prisni një rezultat surprizë, – ka deklaruar zëvendëspresidenti i KOKSH-it. – Ideja është që të përmirësojë rezultatin që ka bërë në Evropianin e Amsterdamit, që ishte 7.92 metra.”
Përgjithësisht gjendja është shumë e mirë dhe besojmë”, – ka përfunduar Ruli. E në fshatin olimpik në Rio ka qenë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Ndërkohë që Calja, pa shumë komente për mediat, në një status ka shkruajtur: “Faleminderit të gjithë për mbështetjen, Forca Albania”.