Gjergj Vyshka 11.08.2016 08:55
Nikol Merizaj, notarja shqiptare në Rio 2016, dje ka konkurruar në 100 metra stil i lirë. Ajo ka qenë në baterinë e parë, teksa ka garuar në korsinë e dytë.
59”99 ka qenë koha e saj, 17 të qindtat larg rekordit kombëtar që ka vendosur më 17 maj në Kampionatin Evropian të Londrës me 59”81.
Dhe për rrjedhojë mes 48 pjesëmarrësve është e 43-ta. Sot do ta ketë garën Sidni Hoxha në 50 metra stil i lirë.