Gjergj Vyshka 10.08.2016 15:15
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, dje ka gjykuar ndeshjen e tij të katërt në Kampionatin Evropian Nën-16-vjeçareve për vajza.
Ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit D, Belgjikë-Poloni 48-51 (7-17, 14-10, 16-12, 11-12).
Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ishte malazezi Zdravko Rutesiç dhe i tretë rusi Igor Demenkov, kurse vëzhgues francezi Kristian Altmeier.
Më parë Cici pat arbitruar Izrael-Holandë 54-71, Angli-Bosnje-Hercegovinë 66-56 dhe Qipro-Slloveni 33-56. Pra 4 ndeshje në 4 ditë, gjithçka mirë për ndërkombëtarin Cici.