AlbanianSport.com 31.10.2015 20:45
ASNN – Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka sqaruar situatën që po kalon skuadra e tij. Pas vendimit për shkarkimin e stafit drejtues dhe pezullimin e 5 lojtarëve, ai ka thënë se çdo gjë është bërë në bazë të kontratave të firmosura nga të gjithë. “Nuk ka lojtarë të privilegjuar në skuadrën e Flamurtarit”, – është shprehur Idrizi. Përsa i përket trajnerit të ri të skuadrës bregdetare, Sinani ka deklaruar se ai do të zgjidhet brenda 2-3 ditëve.
Pas vendimeve të fundit të marra nga klubi “Flamurtari” për shkarkimin e të gjithë stafit drejtues të skuadrës dhe pezullimit të 5 lojtarëve kryesorë, ka folur administratori Sinan Idrizi. AI ka theksuar edhe njëherë se çdo gjë është bërë në bazë të kontratave që kanë firmosur më parë si trajnerët dhe lojtarët. Gjergji Muzaka, një nga futbollistët e pezulluar të skuadrës bregdetare ka thënë se këto masa merren në të gjithë klubet e botës, kur situata në ekip nuk ecën ashtu si duhet.
Përsa i përket trajnerit, Sinan Idrizi ka thënë se po shikohet në tri pista, në Greqi, Itali dhe Bosnjë. Brenda 2-3 ditëve do të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri të Flamurtarit. Pas masave të fundit për pezullimin e tij dhe disa lojtarëve te tjerë tek Flamurtari, Muzaka ishte i pari që u prononcua për mediat. Ai e quajti të drejtë vendimin e drejtuesve të Flamurtarit dhe u shpreh se, si në çdo vend të botës, trajneri “kryqëzohet” i pari për rezultatet e dobëta.