AlbanianSport.com 10.08.2016 11:35
ASNN – Pas peshëngritëses Evangjeli Veli më 7 gusht dhe peshëngritësit Briken Calja mbrëmë, sonte do të konkurrojë anëtarja e 3-të i delegacionit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Bëhet fjalë për notaren e re, Nikolë Merizaj, e cila do të konkurrojë në disiplinën e 100 metrave stil i lirë për femra, ndërsa gara në baterinë e saj zhvillohet sonte, duke nisur nga ora 18:00.
Sportistja 18-vjeçare, 1 metër e 80 centimetra e lartë, është një nga notaret premtuese në vendin tonë, duke qenë se ka dominuar në pishinën shqiptare dhe duke marrë pjesë rregullisht në veprimtaritë ndërkombëtare.
Megjithatë, duke patur parasysh nivelin e lartë të konkurrencës në Olimpiadë, nuk pritet shumë nga kjo notare e re. Merizaj, së bashku me notarin tjetër, Sidni Hoxha, marrin pjesë me ftesë në “Rio 2016”.
Ashtu sikundër merr pjesë edhe rekordmeni i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, kur nënkampionia e Evropës në 3,000 metra me pengesë, Luiza Gega, është kualifikuar me normë.