Gjergj Vyshka 10.08.2016 10:40
Shqipëria në basketboll për vajza Nën-16-vjeçare, edhe pas pushimit është rikthyer në parket me humbje, që duket se tashmë është bërë ves.
Por nëse Islanda i ka mundur me 67 pikë diferencë, ashtu sikurse dhe Greqia, apo dhe Luksemburgu me 69 pikë, dje humbja ka qenë disi më e lehtë.
Sepse i ka mundur Ukraina me 47 pikë diferencë. Dy kanë qenë pjesët e lojës që kanë vendosur fatin e ndeshjes.
E para, 2-20 (me një epërsi të pjesshme të ukrainaseve 0-15, nga 1-3 në 1-18), si dhe e fundit 4-24.
Vajzat kuqezi janë munduar të ekuilibrojnë në dy të tjerat, që përsëri i ka fituar Ukraina 14-18 dhe 21-26.
E në fund 41-88 për Ukrainën, ndërsa edhe me këtë grupmoshë Shqipëria është në një rrugë pa kthim drejt fundit të tabelës.
Shqipëri – Ukrainë 41-88
(2-20, 14-18, 21-26, 4-24)
Shqipëria: Haris (20), Kelleci (7), Verri (5), Rreshpja (6), Merkaj / Rakipaj (3), Malesia, Margilaj, Lugaj. Trajnere: V.Sako
Ukraina: Apanoviç (1), Hviçiani (5), Fedorenko (15), Semeniçenko (3), Havrilçik (4) / Dzhun (13), Kosmaç (6), Popova (12), Humeniuk (8), Voloshina (5), Safonova (10), Rabçuk (6) Trajner: O. Sheredniçenko.
Gjyqtarë: M. Kavara (Bosnje-Hercegovinë), A. Eger (Austri), S. Mikailov (Rusi)