Gjergj Vyshka 10.08.2016 07:55
Partizani, Erzeni dhe Iliria e Fushë-Krujës do të jenë tre skuadrat që do t’i shtohen volejbollit të meshkujve në kampionatin e sezonit 2016-2017. Nga 7 ekipe, atje ku njëra bënte pushim, tashmë do të jenë 10.
Të paktën pretendimi i drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit është rritja e cilësisë së kësaj veprimtarie, që për hir të së vërtetës sezonin e kaluar, me përjashtim të Studentit dhe Tiranës, të tjerët duket sikur ishin për numër.
Mirëpo edhe pse ndodh kështu, ndërsa shtimit të skuadrave të gjithë duhet t’i thonë: “Bravo”, pasi të mos harrojmë për femra janë 16 ekipe të ndara në dy grupe, atje ku luhet më rënie e ngritje të skuadrave në kategori, ka dhe kundërshtime.
Kundërshtime që vijnë më së shumti nga drejtuesi i klubit shumësportësh Vllaznia, Mark Kroqi, që ka vendosur të bëjë opozitarin ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Volejbollit.