AlbanianSport.com 09.08.2016 18:00
ASNN – Pas javësh të tëra negociatash, spekulimesh dhe pritjeje, tanimë është zyrtare dhe Pol Pogba ka firmosur zyrtarisht për Mançester Junajtid, duke u bërë edhe lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Shuma prej 93.2 milionë stërlina angleze, ose 110 milionë euro, bën që ai të eklipsojë Gareth Bejlin si lojtari më i shtrenjtë, ndërsa Mançester Junajtid u bë klubi i parë anglez në 30 vitet e fundit që bën blerjen më të shtrenjtë në futboll.
Iku thuajse falas kur ishte vetëm 19 vjeç, por tanimë kthehet si lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Kjo është me pak fjalë historia e Pol Pogbasë, francezit që është zyrtarizuar sot, pas javësh të tëra negociatash, spekulimesh dhe pritjeje, si lojtar i Mançester Junajtid. Shuma prej 93.2 milionë stërlina angleze, ose 110 milionë euro, bën që ai të eklipsojë Gareth Bejlin si lojtari më i shtrenjtë, ndërsa Mançester Junajtid u bë klubi i parë anglez në 30 vitet e fundit që bën blerjen më të shtrenjtë në futboll.
Reali i Madridit pati paguar 85 milionë stërlina për ta marrë Bejlin nga Totenhemi më 2013-ën, ndërsa kthimi i Pogbasë tek “Djajtë e kuq” përfaqëson një dështim sa i përket klubit anglez, që e la francezin të ikte falas para 4 vjetësh, ndërsa tanimë detyrohet të paguajë 100-fishin për ta marrë prapë. Gjatë kësaj periudhe, Pogba fitoi 4 tituj “kampion” në Serinë A, dy herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën me Juventusin, ndërsa ishte edhe finalist i mundur në finalen e Ligës së Kampioneve më 2015 dhe në atë të Evropianit të këtij në Francë.
Duke folur pas transferimit, Pogba shprehu lumturinë që u kthye tek Mançester Junajtid.
“Ka qenë gjithmonë një klub me një vend të veçantë në zemrën time dhe me të vërtetë mezi pres të punoj nën drejtimin e trajnerit Zhozé Murinjo, – tha ai. – Megjithatë, koha që kam kaluar tek Juventusi është e paharrueshme dhe i falënderoj të gjithë.” Pol Pogba do të mbajë në fanellë nr. 6 tek Mançester Junajtid.