AlbanianSport.com 08.08.2016 13:30
ASNN – Notarja kosovare, Rita Zeqiri, ka dështuar në përpjekjet e saj që të kalojë më tej në garat e notit, në 100 metra shpinë.
Ajo e ka mbyllur garën me kohën 1 minutë, 12 sekonda e 31 të qindtat, duke përfunduar prapa dy garueseve tjera.
Nepalezja Singh e mbylli garën e para për kohën 1’08”45, kurse Evelina Afoa ishte e dyta me kohën 1’08”74.
Rita Zeqiri i bashkohet çiklistit Qëndrim Guri dhe qitëses Urata Rama duke u bërë garuesja e tretë kosovare që eliminohet nga “Rio 2016”