Gjergj Vyshka 08.08.2016 12:35
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, ka gjykuar ndeshjen e tij të tretë në Kampionatin Evropian të Nën-16-vjeçareve për vajza.
Pasi ka qenë tek Izrael-Holandë 54-71 dhe Angli-Bosnje-Hercegovinë 66-56, dje ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit A, Qipro-Slloveni 33-59 (8-20, 9-18, 1-13, 15-8).
Në këtë ndeshje, i parë finlandezi Petri Mantila, kurse i 3-të, luksemburgasi Paskale Veivers dhe vëzhgues rumuni Marius Marinesku.
Sot Evropiani i Nën-16-vjeçareve për vajza është pushim.