AlbanianSport.com 07.08.2016 19:55
ASNN – Ndonëse ishte e fundit e shtuar në listën e pjesëmarrësve http://albaniansport.com/new/wp-content/uploads/2016/08/Evangjeli-Veli-gare-01.jpgnë delegacionin olimpik shqiptar në Lojërat e 31-ta Olimpike, që po mbahen në Rio, Evangjeli Veli ka qenë sportistja e parë e kuqezi ka garuar sot në peshëngritje. Në fakt, Veli është përfshirë në çastet e fundit në delegacionin kuqezi, falë problemeve me dopingun të peshëngritjes ruse, madje duke mos arritur të parakalonte në ceremoninë e hapjes.
Veli ka garuar në kategorinë e peshës trupore deri në 53 kg, duke i ngritur me sukses të 3 provat në shkëputje. Ajo e ka nisur me 68 kg, në provën e parë, duke ngritur 72 kg në atë të dytën dhe duke e mbyllur me 75 kg në të 3-tën. Me 75 kg, ajo është renditur e dyta në stilin e shkëputjes, ndërsa në atë të shtytjes, ajo ka kryer me sukses vetëm një provë, atë të dytën.
Pasi ka dështuar me 88 kg në provën e parë, ajo ka ngritur me sukses 90 kg në të dytën, duke vijuar të dështojë me 96 kg në të 3-tën. Me 90 kg, ajo ka marrë vendin e dytë edhe në stilin e shtytjes, ndërsa me 165 kg në total, ka marrë vendin e dytë edhe në dygarësh. Një paraqitje mjaft e mirë e peshëngritëses shqiptare në grupin B, por, për të mësuar renditjen përfundimtare, duhet pritur të mbarojë edhe grupi A, që nis pas pak garimin.