Gjergj Vyshka 07.08.2016 19:00
Më në fund ka ardhur një fitore për kombëtaren e Shqipërisë së Nën-18-vjeçarëve në basketboll për djem. Është fitorja e dytë e skuadrave të moshave në 5 kombëtare që kanë marrë pjesë sivjet në Kampionatin Evropian të koshit. Në gjysmëfinalen për vendet nga i 21-ti në të 24-tin, kuqezinjtë kanë arritur t’ia dalin me një pikë më shumë ndaj Irlandë.
“Koha e mirë duket që në mëngjes”, thotë populli. Dhe kur kuqezinjtë e Mired Janit kanë fituar pjesën e parë 13-18 gjithçka është duke e sigurt. Mirëpo gjërat janë vështirësuar, sepse kanë reaguar irlandezët, të cilët, duke fituar pjesën e dytë 24-14, ia kanë dalë të përmbysin 37-32. Madje kanë fituar edhe pjesën e tretë 14-12 dhe janë në epërsi me shifrat 51-44.
Mirëpo kuqezinjtë gjejnë forca për të mos u dorëzuar. Kanë fituar pjesën e fundit 17-25 dhe kanë përmbysur në mënyrë heroike, në shifrat 68-69. Sot Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë, në takimin që nis në ora 12:00, për vendin e 21-të dhe atë të 22-të, ndërsa kështu është e sigurt që dy apo tre skuadra do t’i lënë pas, pa qenë të fundit siç kanë pasur fatin e keq kombëtaret e tjera të moshave të basketbollit.
Irlandë – Shqipëri 68-69
(13-18, 24-14, 14-12, 17-25)
Irlanda: Ring (4), Dramond (26), Rokkall (7), Trejsi (7), Karrën (7) / Guebajli (3), Salivan (6), Eshton (2), Komins, O’Rejli (6), Hepi, Henej. Trajner: Xh. Boilan
Shqipëria: Qilimi (7), Bedini (11), Gjeçi (6), Hysa (8), Nikoçi / Çaushi (9), Dedolli (2), Lilaj (15), Jareci (4), Haruni (1), Bytyçi (6). Trajner: M. Jani
Gjyqtarë: S. Beliakov (Rusi), V. Delestre (Belgjikë), P. Muongme (Tajlandë)