AlbanianSport.com 06.08.2016 18:00
ASNN – Në “Rio 2016” jepet dhe medalja e parë e artë. Ajo i takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falë rezultatit të 19-vjeçares Xhini Threshër, në garën e qitjes së 10 metrave me pushkë.
19-vjeçarja siguroi fitoren e saj të madhe ndërkombëtare, duke shënuar 208 pikë e duke lënë pas dhe dy veteranet kineze, mbajtësit e medaljeve të arta e të argjendta. Threshër do të kthehet të enjten për të konkurruar në garën e qitjes me pushkë, 50 m.
Medalja e parë e artë në “Rio 2016” shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është Virxhinia Threshër që arriti të fitojë garën e qitjes nga 10 metra për femra. Kështu, medalja e parë olimpike për edicionin e 31-të të këtyre Lojërave u takon amerikanëve.