Gjergj Vyshka 06.08.2016 15:15
Gentian Cici, ndërkombëtari më i mirë i basketbollit shqiptar, që është njëkohësisht dhe drejtuesi i delegacionit të Kombëtares kuqezi të Nën-16-vjeçareve, dje ka gjykuar ndeshjen e tij të parë në Kampionatin Evropian të vajzave.
Ai ka qenë gjyqtar i tretë në ndeshjen e grupit A, Izrael-Holandë 54-71 (14-19, 11-10, 18-23, 11-19). Në këtë ndeshje, gjyqtar i parë ishte lituanezi Gintaras Vitkauskas dhe e dytë portugezja Samira Barrima, ndërsa vëzhgues francezi Kristian Altmejer.
Nuk duhet harruar që ka qenë edhe në Divizionin B të Evropianit të Nën-20-vjeçareve, atje ku gjykoi shtatë ndeshje.