Gjergj Vyshka 06.08.2016 13:25
Shqipëria në basketboll për djem të grupmoshës së Nën-18-vjeçarëve U-18 dje ka firmosur humbjen e 6-të në Kampionatin Evropian.
Në ndeshjen për vendet nga i 17-ti, deri në të 24-tin, është mundur nga Holanda me 42 pikë diferencë duke mos bërë për asnjë moment rezistencë.
23-14 është pjesa e parë, 21-15 pjesa e dytë dhe në pushim Holanda ka kryesuar 46-29. Portokallinjtë e vulosin suksesin me pjesën e tretë, të cilën e kanë fituar 31-10 dhe në total 77-39.
17-11 është pjesa e katërt dhe në përfundim 92-50 për Holandën. Sot ndeshja për vendet 21-24 ndaj Irlandës, por e sigurt që jemi “njësh” me humbjen.
Holandë – Shqipëri 92-50
(23-14, 21-15, 31-10, 17-11)
Holanda: Ramoviç (12), Virjo (7), Shute, Hogsteden (8), Ververs (8) / Van der Vust de Vries (9), Van Eik (8), Buver (7), Banda (7), Pulina (10), Nosek (8), Van Leuven (2). Trajner: H. Triemstra
Shqipëria: Qilimi (11), Pashaj (2), Gjeçi (4), Lilaj (18), Jareci (2) / Çaushi, Dedolli, Bedini, Hysa (6), Nikoci, Haruni (4), Bytyçi (3). Trajner: M. Jani
Gjyqtarë: M. Brziak (Sllovaki), L. Gardarson (Islandë), M. Muton (Luksemburg)